Gjykata e Lartë ka publikuar listën me 9 kandidatë që kanë aplikuar për të qenë pjesë e Gjykatës Kushtetuese, që do të plotësojnë 3 vendet bosh të mbetura nga procesi i Vetting-ut dhe si pasojë e mbarimit të mandatit.

Vendet e mbetura bosh krijohen nga largimit të Vitore Tushës, mandati 9-vjeçar i të cilës ka përfunduar, por qëndron ende në detyrë deri në zgjedhjen e anëtarit të ri. Ndërkohë pritet të plotësohen dhe 2 vendet bosh të lëna nga Fatmir Hoxha dhe Gani Dizdari.

Gjykata e Lartë njofton se për 3 vendet bosh kanë aplikuar: Albert Demirneli (për vendin vakant të krijuar nga largimi i z. Fatmir Hoxha); Alket Jaupi (për vendin vakant të krijuar nga largimi i z. Fatmir Hoxha);

Dhimitrula Spiro (për vendet vakant të krijuar nga largimi i z. Fatmir Hoxha dhe zj. Vitore Tusha); Ervin Karamuço (për vendet vakant të krijuar nga largimi i z. Fatmir Hoxha, zj. Vitore Tusha dhe z. Gani Dizdari); Helena Papa (për vendet vakant të krijuar nga largimi i z. Fatmir Hoxha dhe zj. Vitore Tusha);

Saimir Visha (pa specifikim për cilin nga vendet vakant); Sandër Beci (për vendet vakant të krijuar nga largimi i z. Fatmir Hoxha dhe zj. Vitore Tusha); Vatë Staka (për vendet vakant të krijuar nga largimi i z. Fatmir Hoxha dhe zj. Vitore Tusha) dhe Zhaklina Peto (për vendet vakant të krijuar nga largimi i z. Fatmir Hoxha dhe zj. Vitore Tusha).

Mësohet se lista e kandidatëv i është paraqitur Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vlerësimin e kushteve dhe kritereve të emërimit të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese./tvklan.al