Guardia di Finanza italiane ka shpërndarë pamjet filmike te ndjekjes se jahtit me 4 ton drogë sekuestruar dy ditë më parë. Pasi janë ndjekur për disa orë 3 shqiptarët të cilët ishin në bordin e mjetit lundrues janë dorëzuar siç duket nga filmimet.

Brenda jahtit çdo hapësirë  tij është e mbushur më kanabis. Më pas mjeti është ankoruar në bari ku është bërë dhe shkarkimi i lëndes narkotike nga policia italiane. Janë publikuar edhe fotot e tre trafikanteve. Jahti drejtohej nga Flamur Mema 54 vjec. Sipas të dhenave policore ai është  pronar i nje peshkarexhe në Durrës dhe ka qënë i denuar më parë për trafik drogë në vendin tonë.

Ndërsa roli i dy të arrestuarit e tjerë Erinaldo Mezhika dhe Elidon Vladi ende nuk është sqaruar. Nuk dihet nëse ata janë persona konflikti mes trafiknateve nga Shqipëria dhe Italia apo thjesht kane bere ngarkimin e lendes narkotike. Ndërsa mënyra e ngarkimit të jahtit me katër ton droge ende eshte e paqartë. Ka dyshime se ajo mund të ketë kaluar në rruge tokësore në Mal të Zi dhe aty të jenë ngarkuar. Ndërsa një tjetër version është që të jetë larguar me gomone nga bregdeti shqiptare dhe më pas në ujra ndërkombëtare të jetë hedhur në jaht. Pritet që në këtë hetim të përfshihet edhe prokuroria e krimeve të rënda e cila pret informacione nga pala italiane. Tv Klan