Një diamant prej 1.098 karatësh është zbuluar në një minierë në Botswana, në Afrikën e Jugut.

Diamanti, i cili është i treti në botë për nga madhësia, u gjend 6 vite pas diamantit të dytë më të madh në botë, ky i fundit ishte 1.109 karat.

Miniera Debswana’s Jwaneng ku u gjet edhe ky diamant, zbulon 12.5-15 milionë karat në vit duke e bërë atë minierën më të vlefshme në botë.

Diamanti më i madh në botë është diamanti Cullinan-3.106 karat, i zbuluar në Afrikën e Jugut në 1905. Njësoj si diamantet e tjerë të mëdhenj, ai u pre dhe u shit në gurë më të vegjël, disa prej të cilëve gjenden në kurorën e Mbretëreshës Elizabeth.

Ndërkohë, për diamantin e sapogjetur mbetet ende një vlerë për t’u përcaktuar./tvklan.al