Marash Kumbulla është risia në Kombëtaren e Edi Rejas. Ai luan si mbrojtës për Veronën në Serie B në Itali. 19-vjeçari ka qenë edhe më parë në planet e Christian Panucci, por për shkak dëmtimi nuk u grumbullua prej tij.

Televizioni Klan ka mësuar një ditë përpara zyrtarizimit disa prej emrave që do të thirren nga stafi i Kombëtares. Kështu rikthehet për të dytën herë me kuqezinjtë mesfushori Kristi Qose.

Një rikthim mund të quhet edhe për sulmuesin Sokol Çikalleshin, i cili i ka munguar formacionit kuqezi për shkak dëmtimesh. Edhe pse u grumbulluan nga trajneri i ri i Kombëtares, futbollistët e Partizanit, Lorenc Trashi dhe Bruno Telushi nuk do të bëjnë pjesë në listën përfundimtare të 29 lojtarëve me të cilët Reja do të përgatisë ndeshjet e Qershorit kundër Moldavisë dhe Islandës.

Në listë mungon edhe portieri Thomas Strakosha për shkak të një dëmtimi. Përveç Etrit Berishës dhe Alban Hoxhës, Reja ka thirrur portierin e Laçit, Gentian Selmani.

Tv Klan