Zbulohet pika më e thellë e Tokës

Zbulohet pika më e thellë e Tokës

09:30 13/12/2019

Shkencëtarët kanë zbuluar pikën më të thellë të Tokës. Kjo pikë ndodhet në pjesën lindore të Antarktidës nën akullnajën Denman.

Ky kanion i mbushur me akull është 3.5 kilometra nën nivelin e detit. Luginat janë akoma më të thella në oqean.

Ndërsa pika më e ulët e ekspozuar në Tokë është në breg të Detit të Vdekur, 413 metra nën nivelin e detit. Zbulimi i ri i pikës më të thellë është ilustruar me një hartë të re të kontinentit të Antarktidës.

“Ky është padyshim portreti më i saktë i asaj që gjendet poshtë shtresës së akullt”, tha Dr. Mathieu Morlighem, i cili ka punuar për 6 vjet në këtë projekt.

Pavarësisht këtij zbulimi, në Antarktidë ka akoma zona të mëdha për të cilat ka pak ose aspak të dhëna. /tvklan.al


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi