Teksa priten përfundimet e hetimeve për të zbardhur dinamikën e arratisjes së Nikolla Gruevskit, mediat serbe kanë vijuar me aludimet për itenerarin që ndoqi ish-Kryeministri i Maqedonisë pasi doli nga Shqipëria.

Sipas tyre, pas mbërritjes në Serbi nga Mali i Zi, Nikolla Gruevski mund të ketë udhëtuar nga Beogradi në Budapest me një avion privat të përdorur Kryeministri hungarez Viktor Orban. Mediat shkruajnë se avioni luksoz “Global 6000” udhëtoi nga kryeqyteti serb në atë hungarez më 14 Nëntor dhe se Gruevski mund ta ketë postuar lajmin e mbërritjes në Hungari kur ende ishte në Beograd.

Një dinamikë të ngashme raportoi gazeta serbe “Politika”, e para që njoftoi se Gruevski ishte arratisur duke kaluar nga territori shqiptar. Sipas kësaj gazete, ish-Kryeministri fluturoi për në Budapest nga Tirana, version që u hodh poshtë nga policia shqiptare.

Ajo sqaroi se Gruevski doli nga Shqipëria nga pika e Hanit të Hotit me një automjet të ambasadës hungareze mbrëmjen e 11 Nëntorit. E paqartë mbetet se nga ka hyrë Gruevski në vendin tonë. Sipas burimeve të Policisë së Shtetit, ish-Kryeministri maqedonas dyshohet se është futur në Shqipëri nga pika doganore e Bllatës në Dibër, ku është pritur nga i njëjti automjet i ambasadës hungareze, me targë CD 1013 A.

Tv Klan