Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka njoftuar sot se qeveria që ajo drejton do të dhurojë vaksina kundër Covid për vendet e varfra.

Ardern në një deklaratë ka bërë me dije se do të dhurojnë 800 mijë vaksina për t’u vaksinuar punonjësit shëndetësor në vende të varfra dha nuk kanë mundësi të marrin doza vaksinash.

Dhurimi do të bëhet nëpërmjet mekanizmit COVAX, që drejtohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në përpjekje për të mbështetur vendet e varfra.

Mekanizmi COVAX deri tani nuk ka funksionuar si duhet pasi jo të gjitha vendet kanë nisur procesin e vaksinimit, pasi dozat e para nuk janë shpërndarë ende.

Edhe Shqipëria është pjesë e kësaj aleancë dhe deri tani ka marrë vetëm një ngarkesë me doza vaksinash AstraZeneca./tvklan.al