Rusia dhe Ukraina kryen një shkëmbim të burgosurish që përfshinte pothuajse 300 persona

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kërkoi nga një gjykatë e posaçme e Kombeve të Bashkuara të vendosë “ndëshkim të drejtë” ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë, duke përfshirë gjobat financiare dhe heqjen e të drejtës së vetos së Moskës në Këshillin e Sigurimit.

Fjalimi i regjistruar i Zelensky drejtuar liderëve botërorë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së t erdhi pasi presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi mobilizimin e parë të Moskës hera e parë që nga Lufta e Dytë Botërore dhe kërcënoi se do të përdorte armë bërthamore për të mbrojtur Rusinë në atë që ai e ka konsideruar si një përplasje Lindje-Perëndim.

“Ukraina dëshiron paqe. Evropa do paqe. Bota do paqe. Ne kemi parë se kush është i vetmi që do luftë. Ekziston vetëm një ent në mesin e të gjitha vendeve anëtare të OKB-së që do të thoshte tani nëse mund ta ndërpresë fjalimin tim se është i kënaqur me këtë luftë, me luftën e tij. Një krim është kryer kundër Ukrainës dhe ne kërkojmë dënim të drejtë”, është shprehur Zelensky

Moska planifikon të rekrutojë rreth 300,000 trupa në një përshkallëzim të dukshëm të pushtimit të saj në Ukrainë. Mobilizimi i Rusisë mund të jetë lëvizja më e rrezikshme politike e brendshme e dy dekadave të Putinit në pushtet, dhe pas muajve të premtimeve të Kremlinit se nuk do ta bënte një gjë të tillë dhe vjen në një kohë kur Rusia është përballur me një sërë dështimesh në fushëbetejë.

Zelenskiy parashtroi pesë kushte të panegociueshme për paqen që përfshinin dënimin për agresionin rus, rivendosjen e sigurisë dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe garancitë e sigurisë. Shumë delegatë në OKB e duartrokitën Zelensky në fund të fjalimit të tij. Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian ranë dakord të përgatisin sanksione të reja ndaj Rusisë dhe të rrisin dërgesat e armëve në Kiev. 

Ndërkaq Rusia dhe Ukraina kryen një shkëmbim të papritur të burgosurish, më i madhi që nga fillimi i luftës dhe që përfshinte pothuajse 300 persona, mes tyre 10 të huaj. Të huajt e liruar përfshinin dy britanikë dhe një maroken, të cilët ishin dënuar me vdekje në qershor pasi u kapën duke luftuar për Ukrainën. Gjithashtu u liruan edhe tre britanikë të tjerë, dy amerikanë, një kroat dhe një shtetas suedez. Ukrainasit e liruar ishin kapur pas një beteje të gjatë për qytetin port të Mariupolit në fillim të këtij viti dhe përfshinin komandantë të lartë ushtarakë.

Disa ekspertë ushtarakë perëndimorë thanë se lirimi i qindra mijëra trupave të reja do të kërkonte muaj dhe madje mund t’i përkeqësonte gjërat duke tërhequr furnizimet nga fusha e betejës për të trajnuar dhe pajisur rekrutët. Lufta deri më tani duket se gëzon mbështetje popullore në Rusi, ku mediat e pavarura janë mbyllur të gjitha dhe kritikat publike për “operacionin special ushtarak” janë të ndaluara. Por për shumë rusë të zakonshëm, veçanërisht në klasat e mesme urbane, perspektiva për t’u dërguar për të luftuar do t’i prekte ata personalisht.

Klan News