“Dikush është i vogël në hartë, por ka një përzemërsi më të madhe”, kështu e mbylli fjalën e tij Volodymyr Zelensky në Kuvendin e Shqipërisë. Presidenti i Ukrainës nuk i kurseu falenderimet e mirënjohjen për vendin tonë. Ai po ashtu shprehu bindjen se Shqipëria do të japë votën e saj pro, kur të vijë koha për anëtarësimin e Ukrainës në BE.

“Dekada më parë Ukraina dhe Shqipëria zgjodhën rrugën integrimit europian. Ne nuk devijuam. Së bashku ne jemi të përkushtuar për zhvillimin e lirisë dhe një Europe të bashkuar. Unë besoj se kur të vijë koha për anëtarësimin e Ukrainës në BE vota juaj do të jetë e dëgjueshme në mbështetjen tonë. Jam e sigurt që tani të gjithë në botë po tregojnë karakterin e tyre të vërtetë. Dikush është i madh në përmasa, por shumë i vogël… Duhet të jesh i guximshëm. Dikush është i vogël në hartë, por ka një përzemërsi më të madhe. Faleminderit Shqipëri!/tvklan.al