Kandidati për kancelar Laschet u premton banorëve një ligj të ri federal

Dy javë e gjysmë pas dëmeve nga stuhia në Gjermani ka shpërthyer zemërimi i te pastreheve për mungesën e ndihmës shtetërore.

Kandidati për kancelar Armin Laschet gjatë vizitës në rajonin e prekur nga përmbytjet theksoi nevojën për ndihmë konkrete dhe zgjidhje të shpejta.

Laschet u premtoi banorëve se duhet miratuar nje ligj federal për fondin e rindërtimit që mund të miratohet nga Bundestagu më 7 Shtator.

“Kjo do të thotë që të gjithë ata që tani janë duke pritur për para janë të siguruar me siguri se këto para do të vijnë. Një mënyrë do të ishte një marrëveshje e lirshme midis 16 shteteve. Por për këtë rajon është e rëndësishme që ajo të zgjidhet shumë shpejt me ligj federal që Bundestagu mund të miratojë këtë ligj në 7 Shtator”.

Një qytetar e kërcënoi Laschet se politikanët do të shohin zemërimin e njerëzve në zgjedhjet e përgjithshme në 26 Shtator. Një grua e zemëruar e pyeti kandidatin për kancelar a kishte ecur ndonjëherë për një javë në baltë? Drejtori i një kopshti u ankua se në fshat nuk ka më infrastrukturë. Të gjitha dyqanet e vogla dhe bizneset familjare janë përmbytur.

Qytetarët, kompanitë dhe fermerët që pësuan dëme në stuhinë e 14 Korrikut mund të marrin nga 1500 deri në 3500 euro, në varësi të situatës.

Për kompanitë dhe fermerët shuma e ndihmës emergjente është 5000 euro. Ndërkaq në pikat e grumbullimit, malet e plehrave kanë arritur një lartësi mbi pesë metra.

Klan News