UEFA po vijon me revolucionin në futboll. Pas përfshirjes së teknologjisë, gjatë ndeshjeve të organizuara prej saj do të vijojë me zëvendësimin e katërt, nëse sfida shkon me shtesë. Kjo ka të bëjë me të gjithë aktivitet për klubet dhe përfaqësueset A. Ky rregull po aplikohet në finalet e Kupës së Botës që po mbahet në Rusi. Kjo do të shtojë edhe numrin e lojtarëve që do të jenë në stolin e rezervave.

Ata nga shtatë do të shkojë në 12. Një vendim i tillë do të jetë në të mirë të futbollistëve dhe skuadrave. Ndryshimi i rregullores do të lehtësojë edhe trajnerët dhe stafet, pasi do të lejohet përdorimi i pajisjve të komunikimit dhe për gjendjen fizike të lojtarit apo ndryshimet taktike. Kjo do të përfshirë nga telefonat te pajisjet e tjera elektronike.

Tv Klan