“Mirëpresim propozimet e opozitës jashtë Kuvendit”

Komisioni i Reformës Zgjedhore diskutojnë për më tepër se 3 orë, amendimet e ekspertëve që synojnë depolitizimin e administratës zgjedhore. Damian Gjiknuri i vlerëson këto propozime si tepër të rëndësishme për largimin e duarve të partive politike nga administrimi i zgjedhjeve.

Edhe bashkëkryetarja e opozitës Rudina Hajdari e vlerëson pozitivisht draftin e dytë të ekspertëve të Komisionit, edhe pse këmbëngul për ndryshimin e Sistemit Zgjedhor.

Gjiknuri në emër të maxhorancës mirëpret dhe propozimet që mund të vijnë nga opozita jashtë parlamentit për administratën zgjedhore, por sipas tij ato duhet të diskutohen në tryezën e Komisionit.

Ekspertët e Komisionit të Reformës propozojnë ndryshime që prekin të gjithë strukturat e administrimit të zgjedhjeve. Duke nisur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e deri tek qendrat e votimit dhe numërimit të votave.

Tv Klan