Këshilli i Lartë Gjyqësor zgjedh 6 anëtarët gjyqtarë në një proces të nisur prej mëngjesit të sotëm. Nga gjykatat e Shkallëve të Para janë votuar gjyqtarët Dritan Hallunaj, Brunilda Kadi dhe Marcela Shehu.

Nga Gjykata e Apelit u shpall fitues Ilir Toska ndërsa nga Apelet e rretheve fitoi Brikena Ukperaj. Gjithashtu fitues është dhe Medi Bici nga Gjykata e Lartë, i cili kalon automatikisht pasi është kandidat i vetëm për këtë institucion të ri në sistemin e drejtësisë.

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka 11 anëtarë dhe do të zëvendësojë Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe puna e parë që pritet të bëjë është zgjedhja e anëtarëve të Gjykatës së Lartë e cila ka mbetur pas Vettingut me vetëm 4 anëtarë.

Tv Klan