Ky është Mateo Aga nga Maqellara e Dibrës. 21-vjeçari prej 7 ditësh rezulton i zhdukur dhe për vendndodhjen e tij nuk ka asnjë informacion.

Për herë të fundit ai është parë në datën 29 Nëntor në fshatin Grezhdan në një lokal me një bashkëfshatar të tij. I riu nuk kishte telefon me vete dhe prej një muaji ai nuk e përdortë atë, duke komunikuar me celularët e miqve të tij.

“Ka qenë me një bashkëfshatar të vetin deri në 9 e gjysm

ë

në këtë tavolinë, vetë i katërt dhe pastaj ka ikur në shtëpi”.

Familjaret e Mateos kanë bërë një denoncim për zhdukjen e tij në polici pasi dyshojnë se djali i tyre është rrëmbyer. Ata shprehen se e kanë kërkuar kudo 21-vjeçarin, por nuk kanë mundur ta gjejnë. Hetuesit kanë nisur marrjen në pyetje të të gjithë personave që e njohin të riun dhe ata që ë kanë takuar për herë të fundit. Në pikat kufitare me Maqedoninë është shpërndarë fotoja e tij, por deri tani nuk ka asnjë gjurmë.

Tv Klan