Prokuroria kërkon ekspertim, Veliaj: Do e rikthejmë

Autobusi i linjës së Unazës së vogël që pas një aksidenti të dy javë më parë ra në anë të rrugë në Lanë është zhvendosur mbrëmë vonë me kërkesë të prokurorisë.

Organi i akuzës po kryen hetimet për të zbardhur shkakun e ngjarjes, duke kryer ekspertizën autoteknike. Për shkak të pamundësisë së kryerjes së ekspertizës, prokuroria ka kërkuar zhvendosjen.

Kryebashkiaku Erion Veliaj në një postim në rrjetet sociale shkruan se: Mjeti që u spostua mbrëmë do të rikthehet në përfundim të hetimeve po aty si instalacion për kujdesin në qarkullim.

Dy javë më parë në zonën e Unazës pranë ish-kinema Agimi, drejtuesi i autobusit nxori mjetin nga rruga, duke u përplasur fillimisht me një mjet “Benz” që drejtohej nga 27-vjeçari Jurgen Rama, i cili ishte duke qarkulluar paralelisht në korsinë e djathtë. Nga kjo ngjarje pati vetëm pesë të lënduar.

Tv Klan