Për herë të parë Festivali Ndërkombëtar Operistik “Marie Kraja” do të zhvillohet në sallën, ku 45 vite më parë u luajt opera shqiptare “Mrika”. Të enjten në mbëmje starton edicioni i 6-të i Festivalit Ndërkombëtar të Vokalit Operisitk në sallën e Akademisë së Arteve. Do të ketë interpretues vendas, ndërsa fragmentet më të bukura të operas së parë “Mrika” do të hapin çdo natë festivalin. Për çmimin e madh “Marie Kraja”, vlerësuar me 5 mijë dollarë, konkurrojnë 19 artistë nga vende të ndryshme të botës.

Zana Çela: “Janë artistët e baletit të Tetarit të Operas dhe Baletit me koreografin e njohur Agron Aliaj të cilët kanë përgatitur, të themi një ‘grand gala’ baleti që do të prezantohet përgjatë numrave të kompeticionit, njëkohësisht në këtë edicion, në pjesën e spektaklit, regjisori ka menduar që të prezantojë edhe artistë të rinj shqiptarë, njëkohësisht dhe ata që janë tashmë artistë të karrierës.”

Misioni i Festivalit Ndërkombëtar të Vokalit Operistik është identifikimi i talenteve të reja dhe premtuese në traditën e muzikës klasike, njëkohësisht dhe prezantimi i tyre në komunitetin muzikor. Ky është një shans i artistëve për të shprehur nivelin profesional të tyre. /tvklan.al