Mosmarrëveshjet që përfundojnë në zënka të forta, me ofendime apo britma, pa ndonjë rezultat thelbësor, janë ato që shkatërrojnë marrëdhëniet tona sado të fortë ta kenë bazën e tyre.

 “Shumë çifte pretendojnë se kanë vështirësi në komunikim, sepse nisin të bisedojnë për t’u kuptuar me njëri-tjetrin dhe agravojnë në debate të zjarrta”, thotë psikologia e njohur Pat LaDouceur.

Është e vërtetë që shumica prej nesh kemi qenë në këtë pozicion, kur dëgjojmë tjetrin të flasë, por në mendjen tonë po përgatisim përgjigjen. Kur zakonisht e bëjmë këtë, reagimi do jetë negativ sepse në vetvete është një veprim egoist. Ngjan sikur ne e dijmë çfarë do të thotë tjetri, akoma pa përfunduar fjalitë.

Me sa më sipër, komunikimi fillon me dëgjimin! Kate Murphy, reportere e New York Times dhe autore librash, pohon se një taktikë që përdori zbuti tensionin në martesën e saj.

Siç thotë ajo, për një dialog konstruktiv, duhet të bëhemi dëgjues të mirë.

 “Nuk mjafton vetëm të tundësh kokën. Ne duhet të ‘vlerësojmë’ dëgjimin. Të mendojmë se çfarë mund të fitojmë nga ajo që dëgjojmë. Çfarë pyetjesh duhet të bëjmë për të kuptuar më mirë se çfarë po ndodh? Ka të bëjë më shumë me të menduarit aktiv sesa thjesht të dëgjosh”. Së bashku me arsyetimin e mësipërm, një frazë me dy fjalë mund të largojë tensionin dhe të çojë në një zgjidhje të problemeve tuaja.

Janë dy fjalë, “Të dëgjoj”.

Psikologia pranoi se kur gjatë një sherri, burri i saj, në vend që t’i fliste, i tha këtë frazë, ajo u habit.

 “Menjëherë u ndjeva më e qetë. E kuptova se burri im nuk është armiku im. Kuptova se ishim bashkë për një qëllim të përbashkët, marrëdhënia jonë. Pse duhet të luftojmë me nervat tona, në vend që të tregohemi më tolerant ndaj personit përballë, sidomos kur ka dashuri në mes?”

“Të dëgjoj” na kthen te bazat e komunikimit, aftësitë e të dëgjuarit. Për psikologen, të dëgjosh do të thotë të mësosh. 

“Si do të përfundonim?! Pas kësaj gjithçka ndryshoi. Sigurisht që nuk është e lehtë dhe shumë herë lodhja, tensioni dhe nevoja për të vërtetuar se kemi të drejtë na çon në rrugë të gabuar, por përpjekja për të dëgjuar ia vlen dhe gradualisht kthehet në zakon”.

Para se të flisni, duhet të dëgjoni, pavarësisht nëse jeni duke folur me partnerin, mamin apo ­çdo njeri të zemrës tuaj./tvklan.al