Deklarata tronditëse e Vasilikës për bashkëjetuesen e djalit të tyre të madh se gjatë gjithë kësaj kohe ajo ka pasur një marrëdhënie tjetër paralele me një grua, e shokoi së tepërmi Ziniun. Ai braktisti studion e “Shihemi në Gjyq” pa mundur dot ta pranonte se Vasilika ia kishte fshehur letrën ku shkruhet kjo prej një viti e gjysmë.

Ndërkohë Vasilika ndodhet ende në studio, ndërsa nga pas dëgjohet moderatori  i  së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebrea duke u përpjekur të qetësojë Ziniun. Mes bisedave të shkëputura që arrijnë të dëgjohen, kuptohet që Ziniu është prekur nga fakti që e shoqja ia ka mbajtur të fshehtë.

Zini: Tani që e mora vesh është më  keq!

Ardit Gjebrea: Tani që e more vesh duhet të përballesh me këtë fakt.

Zini: Jo, jo.

Ardit Gjebrea:… ta dëgjojmë çfarë do të thotë bashkëshortja jote. Po çfarë faji ka gruaja jote?

Zini: Të mbajë letrën 1 vit e gjysmë ajo në xhep? Ka shumë gjëra! Nuk futem më atje!

Gjebrea kthehet në studio dhe tregon çfarë i tha Ziniu në prapaskenë: “Nuk vjen dhe tha që nuk ia fal dot bashkëshortes time që nuk ma ka treguar letrën më parë”.

Gjithashtu, moderatori e pyet Vasilikën pse zgjodhi ta tregojë në këtë moment këtë ngjarje e sipas saj,  gjithçka e ka bërë për të mbrojtur fëmijët.

Ardit Gjebrea: Të të bëj një pyetje:  pse nuk ia ke thënë burrit më përpara këtë gjë dhe vendose t’ia thuash tani?

Eni Çobani: Tani me grushtin që i bie gjoksit…

Vasilika: Të them të vërtetën, unë mendoja se ishte me mashkull, të them të vërtetën dhe thashë Vasilikë, mbylle gojën se një ditë do të shpërthejë. Kue dija unë që ajo do të shpërthente e të thoshte “jam lesbike?”

Ardit Gjebrea: Po tradhtia njësoj është.

Vasilika: Dhe ata prindër kur lindi çupën e dinin që vajza ishte lesbike, lindi në kohën e Covid. Çfarë bënë?  Nuk vajti djali se s’e lejonte njeri dhe e hodhën në emrin e tyre, thanë babai nuk  e do çupën se e dinin prindërit që një ditë do të ndaheshin. Ata e kanë sabotuar prandaj nuk ia thashë atij se ai çupën e ka marrë me zor, ka thënë ja sot në Selanik ku ka lindur çupa, ja u dogja! Prandaj s’ia kam thënë, kam mbrojtur burrin, kam mbrojtur fëmijët!/tvklan.al