Spiker: Reis Çiço

Headlines 15 Shtator 2024

Emigrantët, Britania e Madhe interes për paktin Rama-Meloni. Starmer: Mund ta kopjojmë

Britania e Madhe ka interes per paktin mes Italise dhe Shqipërisë për pritjen e emigranteve te paligjshem ne qendren e Gjadrit. Kryeministri britanik Starmer tha se do ta diskutojë nesër në Romë me kryeministren Melonin, duke u shprehur i gatshëm që ta kopjojë.

2 të plagosur me armë për një shuplakë. Autori vihet në pranga pas disa orësh

2 persona plagosen me armë zjarri në Malësinë e madhe. Palët ishin takuar për sqarimin e një shuplake në një përplasje mes tyre një javë më parë, por kanë përfunduar me nxjerrjen e armëve. Autori u vu në pranga nga RENEA pas disa orësh.

75% e kryefamijlarëve shqiptarë janë burra. Drejtimi i familjes u lihet ende të moshuarve

Në familjet shqiptare vijojnë të dominojnë burrat, pasi të dhënat e INSTAT zbulojnë se në 75% e tyre ata janë kryefamiljarë. Bie në sy se drejtimi i familjes vijon t’u besohet personave më të moshuar.

Vlora me turizëm gjithëvjetor. Fluks vizitorësh të huaj edhe në vjeshtë

Vlora e kthyer në gjithëvjetor paketën e saj turistike. Operatorët thonë se edhe pse jemi në mes të shtatorit, prenotimet vijojnë. Të huajt vizitojnë qendrën historike të qytetit duke vlerësuar mikpritjen dhe kulinarinë.

Përmbytje katastrofike në Europe, 6 viktima. Më te goditura Çekia, Austria dhe Polonia

Europa qendrore dhe lindore është përfshirë nga përmbytje katastrofike që deri tani kanë shkaktuar 6 viktima ndërsa 4 të tjerë janë ende të zhdukur. Më të goditura janë Republika Çeke, Austria, Polonia dhe Rumania.

Të shtëna me armë zjarri afër rezidencës së Trump, dyshime për atentat. Shërbim Sekret: U dërgua në vend të sigurt

Të shtënat me armë zjarri pranë rezidencës së golfit të Donald Trump në Florida, detyruan shërbimin sekret që ta zhvendosin kandidatin republikan për president në një vend të sigurt. Ndërsa mësohet se është arrestuar një person. Dyshohet se synimi ishte Trump./tvklan.al