Një zjarr me përmasa të mëdha ka shpërthyer sonte në Tepelenë.

“ABC News” raporton se nga zjarri i madh rrezikohet lagjja “15 Shtatori”, spitali dhe depot e ujit.

Vatra e zjarrit është në kodrën mbi qytet dhe po zbret drejtë banesave me shpejtësi.

Drejtori i Emergjencave, Prençi tha për “ABC News” se drejt Tepelenës janë dërguar shërbimet e gatshme për të evituar rrezikun./tvklan.al