Vatra shuhet nga forcat zjarrfikëse, policia shoqëron një person si autor të dyshuar

Përfshihet nga flakët fusha e mbeturinave në Lushnjë. Zjarri nisi në orët e para të mëngjesit të së enjtes ndërsa u arrit që të shuhej nga forcat zjarrfikëse.

Besohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm. Policia e qytetit shoqëroi në komisariat një banor të lagjes 18 tetori si autor të dyshuar të ngjarjes.

Banorë të zonës thonë se kjo fushë është kthyer në shqetësim për ta, ndërsa vatra të tilla ndizen vazhdimisht.

Ndërkohë policia e Fierit njoftoi se 2 persona janë arrestuar ndërsa 5 të tjerë janë proceduar penalisht për ndezjen e disa zjarreve në këtë qark.

Klan News