Pesë fëmijë janë në gjendje kritike për jetën, pasi një zjarr shpërtheu në një papafingo në periferi të Parisit. Rreth 100 zjarrfikës u përballën me flakët rreth orës 19.00 të dielën në Aubervilliers, në veri-lindje të Parisit.

Sipas Daily Mail, shtatë persona mbetën me lëndime serioze, mes tyre pesë fëmijë, jeta e të cilëve është në rrezik.

Gjithashtu 10 oficerë policie dhe një zjarrfikës pësuan lëndime të lehta nga zjarri që shpërtheu në papafingon e një ndërtese dy-katëshe.

Shkaku i flakëve mbetet i paqartë, megjithëse zjarrfikësit arritën ta mbanin situatën nën kontroll.

Në të njëjtin qytet më pak se një muaj më parë, një zjarr në një kompleks strehimi shkaktoi vdekjen e një nëne dhe tre fëmijët dhe la të plagosur nëntë persona të tjerë./tvklan.al