Temperaturat e larta të kësaj vere kanë shkaktuar dhe 149 raste zjarri në pyje që kanë përshkruar 537 hektarë ku 100 hektarë janë djegur përfundimisht. Sipas drejtorit të përgjithshëm të pyjeve Kol Malaj dëmi nga këto zjarre ka një vlerë rreth 6.3 milionë lekë. Veriu i Shqipërisë më i pasuri në pyje, ka pjesën më të madhe të zjrreve ku 21 zjarre kanë rënë në pyjet e Tropojës, 17 në Has dhe 9 zjarre në Kukës.

Gjithashtu zjarre kanë rënë dhe në Gramsh ku numërohen 15, në Skrapar 11 dhe në Përmet 5. Shkaqet e tyre sipas zotiz Malaj kanë qënë nga pakujdesia ku nuk kanë mungur dhe vënia e zjarreve ne dashje. Ai shprehet se shumë bari e bëjnë këtë gjë për djegien e kullotave. Mesazhi që ai jep është që të tregohet kujdes maksimal pasi me vapën dhe zjarret marrin përmasa të mëdha./tvklan.al