Një ditë pas zjarrit që përfshiu Katedralen Notre Dame në Paris janë të shumë miliarderët që kanë shprehur vullnetin për të dhuruar miliona Euro për rindërtimin e saj. Pas deklaratës së presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili u zotua të rindërtojë katedralen Notre Dame, reagimet nga miliarderët nuk kanë munguar.

Njeriu më i pasur në Europë, Bernard Arnault, premtoi 200 milionë Euro për të rindërtuar Katedralen.

Arnault, i cili zotëron grupin LVMH: Louis Vuitton, Moet dhe Hennessy, është midis miliarderëve të gatshëm për të ndihmuar.

Ai tha në një deklaratë: “Familja Arnault dhe grupi LVMH dëshirojnë të tregojnë solidaritetin e tyre në këtë kohë të tragjedisë kombëtare dhe po bashkohen për të ndihmuar në rindërtimin e kësaj Katedrale të jashtëzakonshme, e cila është një simbol i Francës.

Gjithashtu, miliarderi francez Francois-Henri –Pinault ka ofruar një shumë prej 100 milionë Eurosh për të ndihmuar në rindërtimin e “Notre Dame”. Pinault zotëron grupin francez të luksit Kering, i cili mbikëqyr markat luksoze të modës Gucci, Saint Laurent, dhe të tjera.

Paditen e djeshme një zjarr masiv përfshiu katedralen Notre-Dame, duke shkrumbuar pjesën më të madhe të saj. Ndërkohë, mga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ishte aksidental dhe jo i qëllimshëm./tvklan.al