Zyrat e aplikimit për karta identiteti dhe pasaporta biometrike janë të hapura edhe këtë shtunë për qytetarët të cilët dëshirojnë të rinovojnë dokumentet.

Ministria e Brendshme u bën thirrje qytetarëve që të paraqiten në këtë zyra për të marrë shërbim dhe për të aplikuar për rinovimin e kartës së identitetit dhe pasaportës.

Përmes ID kartës përfitohen shërbime online dhe fizike, por edhe mundësinë për të votuar në zgjedhjet e 25 Prillit.

“Rikujtojmë se riaplikimi për ID kartë mund të bëhet në çdo zyrë, pavarësisht vendbanimit. E gjithë procedura merr pak minuta. Mjafton kuponi i blerë në postë dhe të paraqitja në zyrën e aplikimit me ID kartën e skaduar”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme. /tvklan.al