Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Arsimore dhe Kulturore (ECA), Marie Royce, do të zhvillojë nga dot një vizitë 3 ditore në Shqipëri.

Është vetë Departamenti Amerikan i Shtetit në një njoftim në faqen zyrtare bën me dije se Royce do të takohet me anëtarë të lartë të qeverisë shqiptare për të diskutuar mbi bashkëpunimin dypalësh SHBA-Shqipëri në fushat e arsimit dhe kulturës.

Ajo do të diskutojë bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm me Shqipërinë në trashëgiminë kulturore dhe do të vizitojë një projekt të Fondit të Ambasadorit për Ruajtjen Kulturore. Për nder të 80 vjetorit të Programit Ndërkombëtar të Lidershipit të Vizitorëve (IVLP), Ndihmës Sekretari Royce do të paraqesë Çmimin IVLP #FacesofExchange për marrësin e Shqipërisë”, njofton DASH.

Po ashtu Royce do të takohet me disa pjesëmarrës të programeve të qeverisë amerikane në Shqipëri./tvklan.al