Klosi: Ky është një sezon i vështirë

1 mijë vrojtues plazhi të certifikuar do të jenë siguria e pushuesve në të gjithë vijën bregdetare në këtë sezon turistik.

Gjatë takimit që pati me ta në Golem, ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi u shpreh se pavarësisht situatës, siguria duhet të jetë e para.

“Në Shqipëri në vitin e kaluar hynë plotë 6 milionë e 400 mijë pushues të huaj dhe 2020 fatkeqësisht nga pandemia është një vit i goditur, por dhe në 2020 ne presim të kemi një numër të pranueshëm pushuesish në plazhet tona, falë mbështetjes së madhe që na vjen nga pushuesit tanë vëllezërit tanë të Kosovës dhe natyrisht pushuesit e brendshëm dhe për të gjithë këta na duhet të kemi një sistem të menaxhuar krejt ndryshe në plazhet shqiptare”.

50% e plazheve këtë vit janë publike dhe administrohen nga strukturat e pushtetit vendor. Ministria e Mjedisit dhe Turizmit synon që viti 2021 të ketë një situatë më të mirë ku të mos hasen problemet lidhur me ndërtimet pa leje në vijën bregdetare.

Tv Klan