Vijon të rritet numri i të shtruarve në spitale

10 pacientë nuk i mbijetuan Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri. Kjo shifër e lartë fatalitetesh u konfirmua nga autoritetet shëndetësore këtë të shtunë, një numër i njëjtë me një ditë më parë. 4 prej tyre janë nga Tirana, 4 nga Durrësi dhe nga 1 nga Vlora dhe Fieri ku më i riu ishte një 36-vjeçar.

Në 4875 testime u zbuluan 664 raste të reja, ku 215 e tyre janë nga kryeqyteti dhe më pas vjen Fieri me 54, Saranda me 40 dhe Lushnja me 34. Numri i të shëruarve është më i lartë se i të infektuarve të rinj.

Në 24 orët e fundit e kanë kaluar Covid-19, 866 qytetarë. Në Spitalet COVID është rritur sërish numri i të shtruarve duke shkuar në 214, nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar.

Tv Klan