Debati në tryezën

e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për procesin e 30 Qershorit u transferua

edhe në dy selitë e partive politike. Socialistët përmes Elisa Spiropalit thanë

se KQZ i dha goditjen përfundimtare të alibisë së opozitës për krim elektoral.

“Sot, alibia e

ngritur për parregullsitë e regjistruara më 30 Qershor, mori një goditje

përfundimtare. Prova më e mirë që shkatërron alibinë e fundit të humbësit

serial Lulzim Basha, është rinumërimi i 11 kutive në Lezhë. 11 kuti u rihapën

për shkak të ankesave të subjekteve pjesëmarrëse në zgjedhje. Rezultatet

tregojnë qartësisht se nuk ka pasur asnjë parregullsi. Në 10 prej kutive, janë

ekzaktësisht të njëjtat vota, që janë regjistruar edhe në tabelën përfundimtare

të KQZ”.

Por selia blu

përmes sekretarit për çështjet zgjedhore Ivi kaso tha se katër anëtarët e

maxhorancës refuzuan  transparencën

përmes akteve që i cilësojnë qesharake të hapjes së disa kutive të votimit pa

hapur më parë kutinë e materiale ku gjendet lista e zgjedhësve.

“Shfaqja është një sajesë e trashë për të mbuluar manipulimin me shifrat e pjesëmarrjes në votimet moniste të 30 Qershorit. Për të fshehur këtë manipulim, KQZ-ja refuzon të hapë kutinë e materialeve zgjedhore, kur gjendet lista e votuesve. Duke mos hapur kutinë e materialeve zgjedhore, Komisioni Qendror i Vjedhjeve eliminon mundësinë e vetme për të krahasuar votat e gjetura në kutitë e hapura me listën e votuesve në kutinë e materialeve, e cila mbahet qëllimisht  mbyllur”.

Kaso tha se opozita kërkon transparencë nga KQZ dhe se ajo nuk ka kontestuar numërimin, por mbushjen e kutive për rritjen e  pjesëmarrjes, që sipas Partisë Demokratike verifikohet nga hapja e kutisë së materialeve zgjedhore. 

Tv Klan