Nga 12 Dhjetori Tirana do të pastrohet në mënyrë moderne siç e quajti kryebashkiaku Erion Veliaj. Në dispozicion të qytetarëve dhe në funksion të një qyteti më të pastër, do të jenë dy kontenierë. Njëri do të shërbejë vetëm për materialet e riciklueshme si letër, karton, plastikë, kanaçe dhe qese, ndërsa i dyti për çdo mbetje tjetër shtëpiake.

Armata e pastrimit e “Eco Tirana”, kompania që do të marrë përsipër pastrimin e Tiranës, nuk do të përqendrohet vetëm te vendosja e 850 kontenierëvë apo makinerive të reja që do të fshijnë e lajnë rrugët, por edhe te funksionimi i administratorit të pallatit.

Sipas Veliaj bashkëpunimi me bashkinë e Veronës, nuk do të ndikojë në taksën e pastrimit. Ajo do të vazhdojë të jetë e njëjtë.

Tv Klan