Një aeroplan është rrëzuar në shtetin brazilian të São Paulo, duke shkaktuar vdekjen e 62 personave të cilët ndodheshin në bord, raportojnë mediat e huaja.

Avioni që u rrëzua në Brazil duke shkaktuar 62 viktima

Aeroplani me dy motorë po fluturonte nga Cascavel në shtetin e Paraná-s për në aeroportin kryesor në qytetin e São Paulo kur u rrëzua në qytetin e Vinhedo. Bëhet e ditur se në bordin e avionit ndodheshin 58 udhëtarë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit.

Pamjet nga momenti i rrëzimit tregojnë avionin që bën rrotullime të çuditshme dhe më pas bie në tokë duke shpërthyer në flakë.

Nuk ka ende asnjë konfirmim se si ka ndodhur aksidenti ka thënë linja ajrore në një deklaratë.

Ndërkohë autoritetet lokale bëjnë të ditur se avioni u ul në një ndërtesë banimi. Policia dhe shërbimet zjarrfikëse janë në vendngjarje dhe spitalet janë në gjendje gatishmërie.

Avioni në Brazil

Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, mbajti një minutë heshtje në një aktivitet në të cilin po merrte pjesë./tvklan.al