12 shoferë të arrestuar dhe 45 leje drejtimi të pezulluara në 24 orët e fundit


12 shoferë të arrestuar dhe 45 leje drejtimi të pezulluara në 24 orët e fundit

18:50 25/07/2021

Policia Rrugore vijon kontrollet intensive në të gjithë vendin, duke përdorur dronë, radarë, kamera, aparate fotografike, makina të paloguara. Përgjatë 24 orëve të fundit, janë vënë në pranga 12 drejtues mjetesh, nga të cilët 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.  

Gjatë kontrolleve në 24 orët e fundit janë pezulluar gjithsej 45 leje drejtimi, nga të cilat 31 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 14 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Si rezultat i kontrolleve intensive dhe denoncimeve të qytetarëve te Komisariati Dixhital apo në numrin 112, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 1788 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, për parakalime të gabuara, për mospërdorim të rripit të sigurisë, etj.

Klan News







Të ngjashme