128,392 fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes në Shqipëri. Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama.

Me lajmin e mirë se mbi 128,392 fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes, me programin universal të mbështetjes për çdo të porsalindur, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.

Kreu i qeverisë thotë se prej janarit të vitit 2019 qeveria mbështet me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 lekë për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë./tvklan.al