4 viktima në 24 orët e fundit nga Covid-19

Autoritetet shëndetësore njoftuan për 130 raste të reja me Covid-19 pas 2839 testimeve të kryera në 24 orët e fundit. Një rritje në krahasim me një ditë më parë, por janë trefishuar edhe testimet.

Tirana ka ende rastet më të shumta 28 e ndjekur nga Durrësi me 15 dhe Korça me 12.

4 janë pacientët të cilët nuk i mbijetuan këtij virusi. Ata janë nga Tirana, Elbasani, Shkodra dhe Përmeti, të moshave 53- 82 vjeç.

Në spitalet Covid në kryeqytet dhe ata rajonalë ndiqen 142 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 2 anë të intubuar.

Lajmi i mirë është se të shëruarit në 24 orët e fundit janë 698, duke e çuar totalin në më shumë se 107 mijë. Në Shqipëri janë ende rreth 21 mijë pozitivë Covid-19.

Tv Klan