177 të infektuar në Maqedoninë e Veriut

177 të infektuar në Maqedoninë e Veriut

16:50 25/03/2020

Stabilizohet situata në komunën e Dibrës

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 29 raste të reja me koronavirus, në qytetet Shkup – 20, Kumanovë – 3, Veles – 3, Prilep – 2, dhe Dibër – 1.

Me këtë numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me COVID-19, deri në orën 12:00 ishte 177 persona, prej të cilëve 1 i shëruar dhe 2 që kanë ndërruar jetë.

Nga ana tjetër, autoritetet e Shtabit të Krizës në qytetin e Dibrës kanë njoftuar se situata me koronavirusin ka filluar të stabilizohet.

“Në Maqedoninë e Veriut, në përballjen kundër përhapjes së koronavirusit janë izoluar edhe mjekët. Pacientët me simptoma të kësaj sëmundje mund të paraqiten tek mjekët, të cilët përmes sistemit mund të caktojnë kohën dhe vendin për testime kundër koronavirusit. Në funksion janë edhe 14 qendra për testim në gjithë territorin e vendit që do të thotë se, praktikisht, 1200 mjekë vihen në linjën e parë të frontit kundër koronavirusit”, shprehet kryetari i komunës, Hekuran Duka .

Tv Klan




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi