21 të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit


21 të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit

19:25 02/12/2022

21 persona rezultojnë të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë nga 639 testime që janë kryer.

11 qytetarë kanë rezultuar pozitivë në Tiranë, nga 2 qytetarë në Durrës, Gjirokastër, Kuçovë, nga 1 qytetarë në Fier, Përmet, Tepelenë, Elbasan.

Janë 152 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po merr trajtim 1 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,521 që nga fillimi i epidemisë.  /tvklan.al









Të ngjashme