Në timon një vajzë 21-vjeçare. Identiteti i viktimës nuk dihet ende

Një person humbi jetën mbrëmjen e kësaj të premteje, pasi u përplas nga një automjet. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:35, në autostradën Durrës-Tiranë.

Burime zyrtare të policisë thonë se viktima, identiteti i të cilit nuk dihet ende, u përplas nga një automjet që drejtohej nga një 21-vjeçare me iniciale K.G. Rrethanat e këtij aksidenti nuk janë ende qarta.

Autoritetet shoqëruan shoferen, ndërsa grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje, ku vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti. /tvklan.al