Një vajzë 25-vjeçare dhe i dashuri i saj janë kritikuar në internet për romancën e tyre. Hannah Aylward dhe Shane Burcaw prej 3 vitesh janë në një lidhje së bashku.

Por, çifti është kritikuar për shkak të gjendjes shëndetësore të 26-vjeçarit, i cili vuan nga një sëmundje neuromuskalare, duke bërë që ai të ecë në karrige me rrota. Pas publikimit në llogarinë e tyre në Youtube të momenteve nga jeta e përditshme, çifti është përballur me kritika të shumta nga komentuesit.

Disa i kanë quajtur “anormalë” dhe të tjerë “të neveritshëm”. 26-vjeçari nga Pennsylvania, i cili përdor karrige me rrota që kur ka qenë 2 vjeç, tha:

“Sa herë që publikojmë një episod të ri në Youtube, njerëzit në mënyrë të pashmangshme komentojnë përse ne jemi lidhur bashkë”.

Një tjetër komentues shkroi se Shane është “një djalë i mirë”, ndërsa tha se 25-vjeçarja duhet të jetë kujdestarja e tij, ndryshe “ka dërrasa mangut”.

Hannah thotë se qëllimi i publikimit të videove nga jeta e tyre është që të sensibilizojnë çifte të tilla që të kenë një jetë sa më të mirë dhe pa komplekse.

“Kur Hannah dhe unë jemi në publik së bashku, njerëzit mendojnë se ne jemi motër e vëlla, ose që ajo është kujdestarja ime, apo akoma më keq, nëna ime

“, u shpreh 26-vjeçari.

Pavarësisht kritikave, çifti vazhdon normalisht jetesën e tyre, madje ata thonë se planifikojnë të bëjnë edhe një fëmijë.

/tvklan.al