Kryebashkiaku i Kievit tha se gjithsej 264 civilë janë vrarë në kryeqytetin ukrainas që nga fillimi i pushtimit rus. Vitali Klitschko tha se 4 fëmijë ishin në mesin e të vrarëve nga forcat ruse. Ai shtoi se betejat po zhvillohen në zonën e Liutizh, një fshat rreth 20 milje në veri të Kievit.

Teksa po fliste me gazetarët ndërsa në sfond mund të dëgjoheshin shpërthime dhe të shtëna armësh, Klitschko tha se forcat ukrainase kanë arritur gjithashtu të rimarrin kontrollin e zonave në veriperëndim dhe verilindje të qytetit.

Dje, Ukraina tha se kishte marrë përsëri kontrollin e qytetit perëndimor të Makariv. /tvklan.al