Çmimi u arrit gjatë ankandit për udhëtimin privat të firmës së Jeff Bezos-it

28 milionë Dollarë u ble në ankand një biletë për të udhëtuar në hapësirë me kapsulën e firmës së miliarderit amerikan Jeff Bezos.

Bileta u shit në ankandin e zhvilluar nga firma Blu Origin e themeluar nga Bezos, por emri i fituesit pritet të bëhet publik gjatë javëve të ardhshme. Çmimi arriti një nivel tepër të lartë, duke u 6-fishuar nga kufiri fillestar i vendosur nga kompania. Në të morën pjesë 7600 persona  shumica online nga 159 vende të botës.

Fituesi do të jetë pjesë e udhëtimit të 12 Korrikut, ku në bordin e kapsulës do të jetë Jeff Bezos dhe vëllai i tij Marc. Kapsula ka një kapacitet prej 6 personash.

Këtë javë, miliarderi konfirmoi udhëtimin turistik në rrjetin social Instagram. Ai është themelues i firmës Blu Origin që synon të jetë pjesë e tregut të udhëtimeve turistike hapësinore private në Shtetet e Bashkuara.

Synime për këtë treg kanë edhe themeluesi i Teslas, Elon Musk dhe ai i Facebook, Mark Zuckerberg.

Tv Klan