
“28 vite martesë me një burrë që nuk e do?”, Jeta nga Pogradeci: Mu lidhën këmbë e duar
Jeta nga Pogradeci ka qenë telefonuesja e parë për emisionin e sotëm të “Aldo Morning Show” në Tv Klan.
“A është njësoj martesa si në vitin e parë, ashtu edhe në vitin e 20-të?”, është tema e kësaj të Shtune. Jeta rrëfeu se në 28 vite martesë nuk e ka ndjerë ndonjëherë dashurinë e fortë për bashkëshortin të cilin e mori me mblesëri. Ajo thotë se gjithë këto vite ka qëndruar pranë tij, vetëm për hir të fëmijëve.
Jeta: Sigurisht që ekziston dashuria që në vitin e parë, po në të shumtën e rasteve nuk ekziston, sidomos kur është bërë me mblesëri.
Aldo: Po nuk është se vjen gjatë rrugës?
Jeta: Gjatë rrugës ka shumë pengesa. Ka shumë vështirësi.
Aldo: Sa vjet martesë ke?
Jeta: 28.
Aldo: Është njëlloj si ditën e parë?
Jeta: Për mua jo, jam martuar me mblesëri. Në disa martesa nuk ekziston dashuria, qëndron vetëm për hir të fëmijëve
Aldo: Pra ti je me një burrë që nuk e do?
Jeta: Po me mblesëri…Që në fillim për hir të fëmijëve, lidhen këmbë e duar siç thotë një fjalë e urtë./tvklan.al