Infektohet edhe Cristiano Ronaldo, në dyshim derbi Inter-Milan

Serie A goditet sërish nga koronavirusi. Rasti më i fundit është ai i Cristiano Ronaldos. Federata Portugeze e Futbollit konfirmoi se sulmuesi i Juventus është infektuar me Covid-19, por pa simptoma. Mbetet shqetësues fati për derbin Milan-Inter, pasi në të dy ekipet ka lojtarë pozitivë me Covid. Te Milan është shtuar Daniele Bonera, ndihmësi i trajnerit Stefano Pioli. Më herët janë njoftuar si të infektuar Leo Duarte dhe Matteo Gabbia. Zlatan Ibrahimovic e kaloi Covid-19. Tek Inter janë 6 të infektuarit. Te Roma pozitiv është Amadou Diawara.

30 janë futbollistët pozitivë në 9 skuadra të Serie A. Genoa ka 14 të infektuar, Verona dhe Napoli nga 2, ndërsa nga një rast është tek Atalanta, Spezia dhe Roma. Një përhapje e frikshme mes skuadrave elitare në Itali, që ka vendosur në alarm të gjithë.

Pritet që Seria A të ndjekë shembullin e NBA, për të kryer teste për lojtarët çdo katër ditë që ta shmangin përhapjen akoma dhe më të madhe. Aktualisht është hedhur idea që kampionati të vijojë me sistem play-off, sikurse veproi UEFA me dy turnetë e saj në fundin e sezonit të shkuar.

Tv Klan