Do të ndihmojnë për përballimin e situatës

Me vendim të qeverisë shqiptare marrë një ditë më parë, 30 mjekë dhe infermierë shqiptarë do të shkojnë për të asistuar në përballimin e situatës së krijuar nga Covid 19 në spitalet e Bergamos.

Ky vendim është marrë pas një marrëveshje që kryeministri në cilësinë e ministrit të jashtëm ka bërë me homologun e tij Italian Di Maio.

Ndërkohe pagesa, që për mjekët është parashikuar të jetë 3 mijë euro dhe infermierët 2500 euro, do të përballohet nga buxheti i shtetit tonë.

Në vendim thuhet se do të merren nga fondi rezervë dhe është parashikuar të jetë 11 milion lekë.

Tv Klan