30-vjetori i 2 Prillit 1991, Basha: Ditë që i jep kuptim të veçantë lëvizjes që kemi nisur



30-vjetori i 2 Prillit 1991, Basha: Ditë që i jep kuptim të veçantë lëvizjes që kemi nisur

08:57 02/04/2021

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përkujtuar vrasjet e 2 Prillit 1991 në Shkodër. Basha thotë se Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Ceka u qëlluan nga regjimi komunist.

“Heronjtë e 2 prillit janë heronjtë e gjithë Shqipërisë. Dëshira, guximi dhe përpjekja për ta bërë Shqipërinë një vend të lirë, ngritën themelet e ndërtimit të një shteti demokratik. Përpjekje nga e cila ne nuk kemi hequr dorë asnjëherë dhe për të cilën punojmë çdo ditë”, shkruan Basha.

30 vite më pas, Basha thotë se emrat e 4 martirëve të demokracisë duhet të kumbojnë më fort në ndërgjegjen e njerëzve.

“Kjo ditë i jep një kuptim të veçantë dhe lëvizjes që ne kemi nisur sot.  30 vite më pas, 2 prilli, emrat e 4 martirëve të asaj dite të zymtë kumbojnë fort në ndërgjegjen tonë dhe na japin sigurinë se jemi në rrugën e drejtë dhe në rrugën e fitores mbi të keqen, të ndryshimit që po vjen për çdo shqiptar, në rrugën e Shqipërisë si gjithë Europa. Lavdi përjetë martirëve të 2 Prillit”. /tvklan.al







Të ngjashme