Një 33-vjeçar është sulmuar nga një peshkaqen në një plazh turistik mjaft të populluar në Australi. Pushuesi vdiq pak më vonë në spital nga gjakëderdhja.

Ngjarja ndodhi në North Queensland, një zonë e populluar kryesisht me zhytës të shumtë. Mediat australiane shkruajnë se kjo është një zonë ku sulmet nga peshkaqenët zakonisht janë të rralla.

Policia vendase nuk dha detaje të tjera për ngjarjen pa folur më parë me familjarët e viktimës. Sipas shtypit, disa javë më parë dy persona të tjerë u sulmuan në të njëjtën zonë nga peshkaqenët. Katër peshkaqenë tigër janë vrarë së fundmi nga peshkatarët e Queensland.

/tvklan.al