Një burrë krisi penisin e tij në tre vende gjatë momentit që po kryente marrëdhënie seksuale me partneren. 36-vjeçari nga Tanzania, emri i të cilit nuk është bërë publik, u paraqit në spital me organin gjenital të gjakosur, shkruhet në “International Journal of Surgery Case Reports”.

Ai ankohej se kishte dhimbje dhe se prej 5 orësh kishte hemorragji nga uretra, gypi që nxjerr jashtë trupit urinën dhe spermën. “Penisi i tij doli, u çorientua dhe goditi perineumin e femrës kur ai u përpoq të penetronte sërish”, shkruajnë mjekët. “Impakti duhet të ketë qenë i fortë që ka shkaktuar një frakturë të tillë”.

Pacienti humbi shpejt ereksionin dhe kaloi në agoni. Ai iu drejtua një klinike mjekësore që i dha qetësues dhe më pas e dërgoi menjëherë në spital. Urologët atje thanë se organi i tij ishte “pak i përdredhur”, i fryrë dhe i mbuluar në gjak. Por pjesa tjetër ishte tërësisht në rregull.

Një ereksion bazohet në dy gypa që mbushen me gjak dhe forcohen si dhe një ind i fortë që i rrethon. Skaneri tregoi që pacienti kishte këputur një enë gjaku në një prej këtyre kanaleve.

Edhe pse organi gjenital mashkullor nuk ka kocka, këto lëndime njihen si ‘fraktura’ të penisit. Pacienti iu nënshtrua ndërhyrjeskirurgjikale dhe doli nga spitali 3 ditë më vonë. Në kontrollin mjekësor pas 6 muajve, ai u shpreh se jeta seksuale ishte rikthyer dhe organi gjenital ndodhet në gjendje normale.

Mjekët shprehen se ‘frakturat’ e penisit janë të pazakonta. Pjesa më e madhe e tyre ndodhin gjatë kontaktit seksual, por janë të mundura edhe gjatë masturbimit ose rrotullimit në gjumë./tvklan.al