Mbyllet kopshti Nr.2 në Vlorë

Covid-19 ka çuar në mbylljen për herë të dytë brenda muajit të kopshtit numër 2 në Vlorë. Inspektorati Shtetëror Shëndetësore ka marrë vendimin që ky kopsht të qëndrojë i mbyllur deri në datë 30 Nëntor, pas infektimit të 2 punonjëseve në këtë institucion.

Aktualisht në Vlorë janë 4 mësues dhe edukatore me Covid, si dhe 35 arsimtarë të tjerë në karantinë.

Për 6 punonjës të tjerë pritet përgjigje e tamponit pasi kanë simptoma të Covid. 

Vendimi për pezullim është marrë edhe për Gjykata e Shkallës së Parë dhe Prokurorinë e Sarandës. Në gjykatë rezultojnë 6 persona të infektuar dhe një në prokuror. Puna në këto institucione do të rifillojë pas 14 ditësh karantinim të stafit.

Tv Klan