Kapacitetet spitalore në maksimumin e tyre

Katër pacientë ndërruan si pasojë e infektimit me koronavirus në 24 orët e fundit, ndërsa kapacitetet e dy spitaleve Covid kanë shënuar një tjetër rekord të lartë që prej nisjes së pandemisë.

Autoritetet shëndetësore raportuan për 231 të shtruar, 17 në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.

Rastet e reja të infektimit me Covid-19 janë rritur me shpejtësi që prej fillimit të kësaj jave. Ministria e Shëndetësisë në raportimin e fundit për situatën pandemike bëri të ditur se nga 914 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 162 qytetarë, ku pjesa më e madhe e e rasteve janë regjistruar në kryeqytet.

Pavarësisht rasteve në rritje, 150 qytetarë rezultojnë të shëruar nga virusi gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në 9115 numrin personave që e kanë fituar betejën me koronavirusin që prej fillimit të pandemisë.

Tv Klan