Nga 28 vatra zjarri vetëm 4 aktive





Nga 28 vatra zjarri vetëm 4 aktive

11:32 10/08/2022

Ministria e Mbrojtjes: 709 forca operacionale dhe 36 mjete zjarrfikëse

Vatrat e zjarrit vijojnë të jenë aktive në Shqipëri, edhe pse në disa zona ka patur reshje shiu. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 24 prej tyre.

Aktualisht në vend janë  vetëm 4 vatra aktive.

“Në fshatin Shetaj, bashkia Durrës, në orët e para të mëngjesit, janë angazhuar forcat shërbimit zjarrfikës, të mbështetur nga Forcat e Armatosura për vënien nën kontroll të zjarrit… Në fshatin Mal Bardhë, bashkia Kurbin, Në fshatin Sojnik, bashkia Gramsh, për të cilin ditën e djeshme janë angazhuar forcat e pushtetit vendor të bashkisë Gramsh. Sot ka vijuar operacioni nga forcat e pushtetit vendor… Në fshatin Prongji, bashkia Gjirokastrër, është riaktivizuar vatra e zjarrit e cila u fik ditën e djeshme”.

Në operacion për shuarjen e vatrave gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 709 forca Operacionale dhe 36 mjete zjarrfikëse.

Tv Klan













Të ngjashme