4 viktima dhe 864 raste të reja me Covid


4 viktima dhe 864 raste të reja me Covid

17:28 12/09/2021

Mbetet i lartë numri i pacientëve në spital

4 persona të tjerë nuk mundën dot ta fitonin betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit në vendin tonë. Ata janë një 65-vjeçare nga Tirana, 65-vjeçar nga Kolonja, një 78-vjeçar nga Shkodra dhe një 82 vjeçar nga Fieri. Shkon kështu në 2543 numri i jetëve të humbura që nga nisja e pandemisë në vendin tonë.

Në të njëjtat nivele me një ditë më parë mbeten infektimet e reja. Nga 4334 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 864 persona. 302 prej tyre u identifikuan në Tiranë e ndjekur nga Durrësi, Shkodra, Fieri dhe Berati. Raste të reja ka pothuajse në të gjitha bashkitë. Në të gjithë vendin numërohen 12 766 të sëmurë aktivë ku sërish numri më i madh i tyre gjendet në kryeqytet me mbi 5200 persona. Shkodra, Durrësi dhe Fieri kanë respektivisht mbi 1 mijë të sëmurë aktivë.

I lartë mbetet edhe numri i pacientëve në spitale ku po marrin trajtim 175 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Edhe numrin më të madh të pacientëve në spital e mban Tirana që ndiqet me qytetarë nga Durrësi, Shkodra, Elbasani dhe Vlora. Sipas Ministrisë sw Shëndetësisë pjesa mw e madhe e tyre nuk janw tw vaksinuar. I vetmi qark që prej javësh nuk ka asnjë pacient të shtruar në spital wshtë Dibra. Në 24 orët e fundit u konsideruan të shëruar 679 qytetarë duke e çuar numrin e atyre që e kanë kaluar sëmundjen në mbi 141 mijë që nga fillimi i epidemisë.

302 raste në Tiranë,  84 në Durrës, 65 në Shkodër, 38 në Fier, 30 në Berat, 29 në Vlorë, 27 në Elbasan, 22 në Lushnje, 21 në Kamëz, 16 në Korçë, nga 15 raste në Sarandë, Lezhë, 14 në Pogradec, 13 në Krujë, nga 11 raste në Kavajë, Gjirokastër, 10 në Dimal, nga 9 raste në Peqin, Vau i Dejës, Kukës, Has, nga 8 raste në Gramsh, Vorë, Patos, nga 7 raste në Kurbin, Mallakastër, 6 në Devoll, nga 5 raste në Divjakë, Roskovec, nga 4 raste në Rrogozhinë, Dibër, Delvinë, nga 3 raste në Prrenjas, Kolonjë, Maliq, Memaliaj, Bulqizë, Malësi e Madhe, nga 2 raste në Fushë Arrëz, Mirditë, Shijak, Himarë, Këlcyrë, Tepelenë, Skrapar, Cerrik, nga 1 rast në Librazhd, Kuçovë, Libohovë, Tropojë, Pukë.

Tv Klan








Të ngjashme